Dimër në Polin Verior-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Dimër në Polin Verior-Sueton Zhugri

 

Të njëpasnjëshme netët
mbysin si dele ditët
Zgjohesh e rizgjohesh sërish me terr
ose terror

Dhe retë janë si luspat e një krapi të hirtë
krejtësisht të padepërtueshme

Me lapsin tënd shkruan poezi aq të
bukura
sa dinosaurët e gurëzuar zgjohen
galaksi pas galaksie me të njëjtit grup gjaku

Tubin e gazit e sulmojnë në katër vende
Dhe duhet një luftë e përjetshme
që paraja si gjethet të mbulojë
me tym bërthamor dhe boshësi…

Në veri netët të njëpasnjëshme
nuk i njohin.. ditët…
Dikur Enriko Fermi pyeste:
Ku është vallë gjithkushi?
Dhe këtu,
unë dhe ti si paradoks.
Në parkun që mbuluan fletët*

Në veri, në veri…

Rrugës kupton që jetohet
vetëm
nga kokat e ndezura të cigareve
Si të ishin xixëllonja
me dritën e një sëmundje të keqe…

1.10.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top