Tag archive

Përktheu: Alket Çani

SHAH-Jorge Luis Borges

SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen si kurrë ndonjëherë,Nën ligjin e saj i mban zgjuar gjithë natën. Format rrezatojnë rreptësi magjike:Oficer i kithët, kalë këmbëlehtë,Mbretëreshë e ngrehur dhe i fundmi mbret,Ushtarë agresorë, kala homerike. Edhe kur lojtarët të jenë larguar,Edhe nëse koha do t’i ketë… Keep Reading

Esé/Letërsi

E ARDHMJA E LETËRSISË-Paul Valéry

Ky artikull u botua në suplementin letrar të New York Herald Tribune, më 22 prill 1928. Sot, pas gati një shekulli, duket se kjo profeci ka ndodhur.  Paul Valéry Nuk e di nëse ajo që quajmë letërsi duhet të ketë një të ardhme, nëse shndërrimi i jashtëzakonshëm i jetës njerëzore dhe i marrëdhënieve të mendjeve… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dërrasat e harkuara /Yves Bonnefoy

Yves Bonnefoy Burri, që rrinte në breg pranë varkës, ishte i gjatë, shumë i gjatë. Drita e hënës ishte mbrapa tij, e shtrirë mbi ujin e lumit. Me një zhurmë të lehtë vogëlushi që po afrohej, krejt në heshtje, kuptoi se varka po lëkundej mbas skelës a ndonjë guri. Në dorë shtrëngonte monedhën e vogël… Keep Reading

Letërsi/Tharm

LUTJE PËR TË DASHUR DHEMBJEN-Francis Jammes

LUTJE PËR TË DASHUR DHEMBJEN-Francis Jammes   (1868-1938) Kam vetëm dhembjen time dhe s’dua kurrgjë tjetër.Besnike e kam pasur, tani e kam më tepër.Pse do më mbetej qejfi, përderisa në çastetkur të poshtmen e zemrës shpirti po ma çepkasteajo gjendej këtu, e ulur përbri meje? O Dhembje, hoqa dorë nga respekti ndaj teje,se, jam i… Keep Reading

Esé

HIPOTEZË/Paul Valéry

Paul Valéry   1929 Tash e tutje, kur diku në botë të zhvillihet një betejë, s’do ketë gjë më të thjeshtë se dëgjimi i topave në të gjithë planetin. Gjëmimet e Verdun-it do t’i pësonin antipodet. Do jemi madje në gjendje të kapim diçka nga luftimet dhe burrat që bien gjashtë mijë milje larg nesh,… Keep Reading

Filozofi

Globalizimi? Një Holokaust!-Jean Baudrillard

Jean Baudrillard na duket njëri nga mendimtarët më të matur e më të vetëdijshëm për sa u përket sfidave të epokës. Në SHBA, së bashku me dy a tre të tjerë (Derrida, Bourdieu), ai bën pjesë në radhët e intelektualëve-kult. Disa mjedise artistike e konsiderojnë tashmë si një ikonë dhe një pikë absolute referimi. Vetë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PËRBALLË DËBORËS-Du Fu

PËRBALLË DËBORËS-Du Fu   712-770) Për luftën kanë zënë të qahen Të vdekurit e vonë në varreza. Si plak mërmëris i vetmuar Dhe bluaj mendime të zeza. Drejt muzgut të mbrëmjes sot Po zbresin rrëmujshëm retë; Në erën që sillet ngado Dëbora hedh vallen e vet. Kungulli hedhur përtokë, Vera në brokë mbaruar; Në stufën… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

NË MAL-Du Fu

NË MAL-Du Fu (712-770) Në mes të pjerrinës së kaltër Pavijoni i luleve rri. Dielli i vjeshtës përhap Të turbulltën dritë të tij. Gurët që bien nga lart Pemët e rrëpirave ndeshin, Të kulluarat rrudha të ujit, Ujit mantelin ia zhveshin. Peshqit e kuq po kërcejnë Me hov deri sipër në breg, Po kthehen sërish… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

BRITMAT E KOTA-Gherasim Luca (1913-1994)

BRITMAT E KOTA-Gherasim Luca (1913-1994) Askush për t’i thënëse s’kemi asgjë për të thënëdhe se asgjëja që vetes i themivazhdimishtvetes ia themisikur vetes të mos i thoshim asgjësikur askush të mos na thoshtemadje as nese s’kemi asgjë për të thënëaskujtpër t’ia thënëmadje as vetes Askush për t’i thënëse s’kemi asgjë për të bërëdhe se s’bëjmë… Keep Reading

1 2 3 17
Go to Top