PËRBALLË DËBORËS-Du Fu

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

PËRBALLË DËBORËS-Du Fu

 

712-770)


Për luftën kanë zënë të qahen

Të vdekurit e vonë në varreza.


Si plak mërmëris i vetmuar

Dhe bluaj mendime të zeza.


Drejt muzgut të mbrëmjes sot

Po zbresin rrëmujshëm retë;


Në erën që sillet ngado

Dëbora hedh vallen e vet.


Kungulli hedhur përtokë,

Vera në brokë mbaruar;


Në stufën e vjetër të odës

Zjarri ende s’është shuar.


Nga gjithë prefekturat e vendit

Nuk ka asnjë lajm gjer tani;


Kështu i trishtuar po ulem

Të shkruaj ca fjalë në ajri.


Përktheu: Alket Çani

Piktura: Mishel Alekyan

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top