LUTJE PËR TË DASHUR DHEMBJEN-Francis Jammes

in Letërsi/Tharm by

LUTJE PËR TË DASHUR DHEMBJEN-Francis Jammes

 

(1868-1938)

Kam vetëm dhembjen time dhe s’dua kurrgjë tjetër.
Besnike e kam pasur, tani e kam më tepër.
Pse do më mbetej qejfi, përderisa në çastet
kur të poshtmen e zemrës shpirti po ma çepkaste
ajo gjendej këtu, e ulur përbri meje?
O Dhembje, hoqa dorë nga respekti ndaj teje,
se, jam i sigurt, kurrë s’ke për të më lëshuar.
E pranoj: je e bukur veç duke ekzistuar.
Je njëlloj si ata që s’ma braktisën kurrë
të trishtin kënd të zjarrtë të zemrës së sëmurë.
Je më e mirë, o dhembje, sesa një dashuri:
sepse e di që ditën kur do jem n’agoni,
ti pranë do më shtrihesh, në shtratin me mundime,
dhe do rrekesh sërish të hysh në zemrën time.

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top