TA KUPTOJË KUSH TË DOJË [1]-Paul Eluard
[Asokohe, për të mos ndëshkuar fajtorët, keqtrajtonin disa vajza. Arrinin gjer aty sa u qethnin edhe flokët.]Ta kuptojë kush të dojë
Pendimi im
Ishte fatkeqja që mbeti
Mbi kalldrëm
Viktima e arsyeshme
Me fustanin e grisur
Me vështrimin prej fëmije të humbur
E shfronësuar e shfytyruar
Ajo që u ngjan të vdekurve
Që vdiqën për t’u dashuruarNjë vajzë e bërë për një buqetë lulesh
Por e mbuluar
Nga pështyma e zezë e territNjë vajzë joshëse
Si agu i parë i majit
Krijesa më e dashurE çnderuar e që s’e ka kuptuar
Që është çnderuar
Një krijesë e kapur në grackën
E amatorëve të bukurisëDhe nëna ime gruaja
Do kish dashur ta ledhatonte
Këtë pamje ideale
Të gjëmës së saj mbi tokë.
Përktheu: Alket Çani
[1] Eluard, që ishte i pranishëm gjatë një skene të shpeshtë ku u priteshin flokët vajzave të dyshuara si dashnore të gjermanëve, kishte shënuar në një fletore: “I zemëruar pa masë. Shikoj një floknajë femërore të mrekullueshme të flakur mbi kalldrëm. Shikoj ca idiote mjerane që dridhen nga frika nën qeshjet e turmës. Ato nuk e shitën Francën dhe më së shpeshti nuk shitën kurrgjë.”