Strehë për natën-Bertolt Brecht

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Strehë për natën-Bertolt Brecht

Më thonë se në New York

Në cepin e 26th Street dhe Broadway

Dikush rri për çdo natë të muajve dimërorë

E pasi u lyp kalimtarëve të holla

Paguan një strehë për nevojtarët e mbledhur që të kalojnë natën.

 

Bota s’do ndryshojë për kaq gjë

Marrëdhëniet mes njerëzve nuk do shënojnë përmirësim

Epoka e shfrytëzimit nuk do pritet në mes.

Por sadopak njerëz do kenë një strehë për të kaluar natën

Përgjatë një nate ata s’do i zërë era

Bora që duhej t’i mbulonte do bjerë mbi rrugë.

 

Ti që po lexon këto, mos e lër librin.

Sadopak njerëz do kenë një strehë për të kaluar natën

Përgjatë një nate ata s’do i zërë era

Bora që duhej t’i zinte do të bjerë mbi rrugë.

Ani bota s’do ndryshojë për kaq gjë

Marrëdhëniet mes njerëzve nuk do shënojnë përmirësim

Epoka e shfrytëzimit nuk do pritet në mes.

1933

Përktheu: Edon Qesari

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top