ROB-Petraq Risto

in Letërsi/Tharm by

ROB-Petraq Risto

 

Jam rob – përçartje statuje
I heshtur si lulja pa rrënjë (Pa aromë luleje)
Habitur si lumi pa shtrat (Mbytur në anarshinë e ujrave)
Rob i pafat.

Jam rob i tëri prej qelqi, i thyeshëm si fjala “merak”
Brenda meje fjalët rrjedhin pa zjarr e pa gjak.
Përballë shoh miun në çark…

Jam rob: lodër e kurdisur, rend për në humnerë
(Lule me fytin e prerë…)
Rob me lëkurë balte, shpirtzbathur, pa këpucë
Mbështetur në kode nate, frikaç si një hardhucë.

Të lodhur ne të gjallët
Jetuam dy sisteme, të dy-qesharakë…
Kur ishim skllevër: Liria na shfaqej në ëndrra
Kur fituam Lirinë: mendimeve na rëndojnë pranga
Të pafuqishëm: shigjeta pa harqe
Ankora pa anije: zemrat.

Rob, çohu, a s’e dëgjon si ju përqesh çanga!?…

 

Newark, 2019

– Shkëputur nga vëllimi i ri “Ankimi i Luciferrit” (ShBA, 2020)

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top