Pranvera në katundin arbresh-Martin Camaj
Lulet dalin plasave të gurve
e myseve të shtegut deri në shkamb.
Lulet kurm-këputuna me qafë sa peni
vështrojnë kuvendin e grave duer-forta
që kthejtnë prej së jashtit
e asnji s’e zen ngoje pranverën.
Më kaluen ditët si n’andërr
me sy ndër lulet e hershme si humbshin
në barishtet e muejit prill të tërbuem.
U zgjova te dita e kthimit me nji varg
fjalësh pa kuptim në dorë.
NJË STUDIM PËR VEPRËN LETRARE TË MARTIN CAMAJT/Ajete Zogaj
Ajete Zogaj “Ka libra që lexohen, ka libra që të vënë në mendime, ka libra që