Poezi nga Sueton Zhugri
***
Është kafka eshtra që ndodhet më pranë qiellit
Dhe fijet e flokëve kur si flatra zgjaten më lart se krahët
Nga aty vijnë urdhëra në blu
apostrofet e pambaruara të ekzistencës
kur gishtërinjtë e rrezeve nga kozmosi
ngjeshin lëkurët
me fotone yjësish të vdekura…e duart tona zbaviten kur njohin sende
dhe fytyrat e dashuruara
me çiltërsinë e një fëmije
ledhatohen
e ndjenjat përçojnë kaltërsive
të bardhën e reve dhe të eshtrave.

E huaja ime-Sueton Zhugri
E huaja ime-Sueton Zhugri Nuk njihemi, e ndoshta nuk kemi për tu njohur. Të mbytur