Poezi nga Shpëtim Selmani

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Shpëtim Selmani

 

Unë jam shkëmb.
ndiej rrahjet e erës
dhe heshtja është shtëpia ime,
ndiej stuhinë mbi mua.
Me shekuj rri në të njëjtin vend,
më pshurrin qentë e pikëlluar
që mendojnë vetëvrasjen,
pleqtë ulen tek unë dhe
pushojnë, mezi marrin frymë,
mbaj në trup grafite
politike,
kam parë luftëra.
gra që rrëmbeheshin nga armiqtë,
më kanë goditur me inat dhe
kanë qarë mbi mua,
profetët kanë vdekur poshtë meje
me buzë të thara.
Më kanë gjuajtur,
plumbat i kam kthyer nga kanë ardhur,
më kanë pështyrë pa u bërë gjë
dhe kurrë nuk ia kam kthyer askujt.
Me shekuj rri i heshtur,
me shekuj ha veten.
Ndonjëherë kur të dashuruarit,
pushojnë tek unë,
ndiej vëshime lumturie,
me shekuj duroj indiferencën
dhe kur dielli përplaset mbi mua,
djersët më shkojnë qull,
askush nuk m’i heq nga sytë,
me shekuj rri ashtu si jam.
pa kërkuar asgjë,
nën pushtetin e plotë të natyrës
dhe të duarve njerëzore.
Në njëfarë mënyre
kam pasur fatin të jem i lirë,
me kushtin e vetëm,
që të mos e them, qoftë
edhe një fjalë të vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Guximi- Jack Kerouac

Guximi- Jack Kerouac   I. Guximi është një virtyt interesant. I vetmi
Go to Top