Pikat e çatisë-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Pikat e çatisë-Edvin Thomollari

 

Në çdo fund vere
gjyshi i zinte pikat e çatisë,
çatinë me dërrasa guri nga lumi,
si gjithë shtëpitë që kanë lënë gjyshërit e parë,
që morën gurë nga lumi dhe i bënë çati për shtëpitë,
dërrasë mbi dërrasë dhe në fund kulmi i çatisë…
Mjeshtrit i lëmuan gurët dhe i bënë dërrasa,
disa gurë nuk u bindën dhe nuk u lëmuan;
kur u vunë mbi njëri-tjetrin,
e lanë shiun të hynte brenda
dhe që nga ajo ditë ne kemi pikat e çatisë.
Gjyshi i parë pasi bëri çatinë në verë,
i mësoi gjyshit tim vetëm pikat e çatisë,
kur iku koha e zanatçinjave dhe erdhi koha e manifakturave,
të gjithë i rrëzuan çatitë me dërrasa guri
dhe i bënë me tjegulla industriale,
plotësisht të lëmuara, të njësojta dhe të përputhura,
këto tjegulla fabrike nuk e linin shiun të hynte
dhe që nga ajo ditë ne nuk i kemi më pikat e çatisë.
Edhe gjyshi im e rrëzoi çatinë e gjyshit të parë
dhe e bëri me tjegulla fabrike, që nuk e lënë shiun të hyjë.
Edhe unë nuk i mësova dot ku ishin pikat e çatisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top