Peizazhet e natës-Frederik Rreshpja
Zhduken drurët me fjalë e me gjethe
Dhe luleve u rrëzohen ngjyrat,
Nata gdhend në ajër statujat e hijeve.Eja ti, tërë dritë si dashuria,
Hidh ngjyra mbi lulet,
Vër rregull mbi peizazhet e botës!Nëse nuk vjen,
Do të tretem nëpër kështjellat e ftohta,
Vizatuar brutalisht nga nata.

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.