Një ide-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Një ide-Wislawa Szymborska

 

Një ide u faneps tek unë
për një rimë? Një poezi?

Hëm, mirë – i them – rri aty ndërkohë,
do ta bisedojmë.

Më fol pak për veten.

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Ah, kështu qenka puna – i them unë – e ndjellë.

Këto çështje më kanë rënduar gjatë në zemër.

Por, një poezi për to? Nuk më duket ide e mirë.

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Mund të duket kështu – i përgjigjem –
por ti i mbivlerëson dhuntitë dhe fuqitë e mia.

As do t’ia dija nga t’ia filloja.

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

E ke gabim – i them – një poezi e shkurtër, e vogël
është shumë më e vështirë se një e gjatë.

Mos më keqtrajto, mos u lodh, nuk do të dalë gjë.

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Në rregull, atëherë, do përpiqem, meqë ti këmbëngul.

Por mos thuaj që nuk të paralajmërova.

Unë shkruaj, e gris dhe e hedh.

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Ke të drejtë – i them – ka gjithmonë poetë të tjerë.

Disa prej tyre mund ta bëjnë më mirë.

Do të të jap emrat dhe adresat.

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Sigurisht që do t’i kem zili.

Ne xhelozohemi edhe për poezitë e
dobëta.

Por kjo duhet… duhej të kishte…

Dhe ajo më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Pikërisht, të ketë cilësitë që rendite.

Kështu që le ta ndryshojmë temën.

Si thua për një kafe?

Ajo sapo psherëtiu.

Dhe filloi të zhbëhej.

Dhe u zhbë.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top