Klithma nën qepalla-Sueton Zhugri
Të fshehtat më të errëta i ruajmë të stivosura thellë në shpellat e shpirtit
si pëllumba të rimtë që në kafazë letargjie ushqehen me pritje.
Përgjatë jetës
për t’mos dëgjuar klithmat e tyre
qepallat fort shtrëngojmë
e lotët derdhim rrëke…
Kur vdesim sytë së fundi
mbeten hapur
që ato të lira të fluturojnë
dhe me gjysëm zëri
… sikur lutemi,
si atëherë kur porositim fëmijët
në ngutin e mëngjeseve kur u themi:
“Mos harroni të mbyllni derën. Ju puth.
Ika unë!”23.3.2017

Për G-Sueton Zhugri
Poezi për G.-Sueton Zhugri Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, – si ushkur rrobeje murguHeshtja