Karusel-Sueton Zhugri
Dikush pa në gropat e syve të saj
fundin e një pusi fshati.
Në ujin e një gjymi ushtari
zbuloi ditët e tij të humbura.
Një doktor vështroi në vrimën
e zemrës time një vejushë lakuriqe.
Mjegulla dhe shirat e vjeshtës
mund të gjejnë tek shpirtrat
të humburit ose fitimtarët.
Varet nga asgjëja edhe gjithçkaja.
Një hapje sysh mund të zgjojë
pafundësinë
ose ta shuajë atë.2017

Këmbëkryq në pemën e jetës-Sueton Zhugri
Këmbëkryq në pemën e jetës-Sueton Zhugri Duke vaditur lule parajse në kopshtin e ëndrrave Anashkaloj metrakatrorë