Ideasintezë-Sueton Zhugri
Ndërthurëm gjeste mbuluar nga lotët e detit
frymë e përtejhorizonteve vezulluese,
nuk të them për gjëra të vdekura, as të gjalla
flas për esencën e prekjes,
lëkurën e qulltë të trëndafilit pas shiut
tingullin e monotontë të ujvarës pllaquritëse,
gurin e altareve acteke mbuluar me zemra të vrara.Për këtë e dashura ime
Në buzët e mia zbulove kalldrëmet e perëndimeve
kur hijet larguese i trokasin në ikje,
siluetat e avionëve që si zogj foleprishēs
diellit i turren
Dhe unë gjeta aromën e barit të sapokorrur,
flakën e lulëkuqeve të qershorit tredhur nga era,
plazhin lakuriq në ekstazën e valëve
Nirvanën e një agu të pamundimshëm…Se ne jemi perimetri i çdo vështrimi,
algoritmi i padiskutueshëm i ekzistencës,
ajo që ka qënë, është dhe do të jetë
Idesintezë yjesh, kuajsh, ëngjëjsh30.10.2022
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri Im gjysh me shaka thoshte: “I dinim ëndrrat