Gruas-Shpëtim Selmani
Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,
grave greke të lashta u kam treguar rrugën për te bletarët,
vajza e vogël e Drakulës ra në dashuri me mua,
një grua rome me thoshte eja në shtrat, do të kesh fat për shtatë muaj me radhë,
një grua amerikane dikur mashtroi Sizifin e saj dhe më ra në sup,
një arabe hoqi burkën sapo më pa,
një afrikane derdhi ujin e Kongos në gjoksin tim ndërsa vallëzonte duke adhuruar natën,
një grua nga Izraeli më shpëtoi nga një mësues i dhunshëm,
një grua nga Palestina qante në prehërin tim për vdekjen e Ghassan Kanafanit,
një ruse më ftonte në kopshtin e saj dhe lyente gjinjtë me lekurën e ftoit,
një grua më priste nudo në një ishull kroat,
të gjitha këto gra janë brenda teje ndërsa vjen
e lodhur nga puna, ndërsa ulesh pranë meje,
më shikon dhe pastaj afrohesh ngadalë,
duke fikur dritën.
Jezus-Shpëtim Selmani
Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më shumë që rritem humbas