Dokumentet që duhen zhdukur– Dino Buzzati
Jane letra dashurie?
Fotografi të ndyra?
Poezi rinore?
Është një pako e madhe.
T’i djeg, po ku?
Ai i hedh në banjë, duke i bërë copë e çikë.
Kalon kohë…
Të nesërmen e shoqja hyn në studion e tij gjithë duke gulçuar:
– Je ti që ke hedhur… je ti, apo jo ?
Ai zverdhet dhe hesht
Me zë të shuar:
– Çfarë ?
Ajo:
– Kanë ardhur këtu punëtorët, duhet të shembin murin, tubi ka ngelur i bllokuar, thonë se…
Ai:
– Çfarë? Çfarë? Çfarë?
– Ca copa mishi, thonë, të përbrendshmet. Një vajzë e therur e bërë copa-copa…
Përkthimi: Dritan Çela
Faqja e malit-Dino Buzzati
DINO BUZZATI U nisëm sapo zbardhi, plaku Stratzinger, udhërrëfyesi alpin dhe miku ynë, im vëlla Adrianoja