Ç)evolucion-Sueton Zhugri
Ja yjet u çmësuan me gënjeshtrat e lutjeve.
Sendeve nuk u bëjnë më emrat.
Pluhuri i guroreve nuk bëhet
më gëlqere se e bardha e syve.
Tym ecin milingonat rrugëve të tyre të fshehta me emra pompozë.
Gjinia është çbarazuar. Pjellin epruvetat. Organet seksuale kanë humbur lëvizjet dhe ngrirë në silikone ngjyrash që dridhen.
Vetëm fluturat kanë mbetur po ato
në bukurinë e tyre jashtë krimbave.
Dhe barinjtë pas tufës së deleve
ngrenë duart lart prej vapës e prej halleve
e përsërisin këngë të lashta
për qumështin dhe gjumin.
s.zh.27.6.2017
NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri
NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri Të dy pranë këmbëkryq Përballë këtij ylli duke