Category archive

Në kujtim të Hans-Joachim Lanksch

ZOG GJËMË-Hilde Domin, përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch

ZOG GJËMË-Hilde Domin                                    Zogu pa kambë âsht gjëmë e s’ka as rremb as dorë as çerdhe.   Zogu që fluturon deri në mahisje në ngushtësi zogu që tretet në gjanësi zogu që mbytet në det. Zogu që âsht zog që âsht gur e bërtet.   Zogu memec që s’e ndëgjon askush.   Përktheu nga… Keep Reading

DHURATAT E ERËS-Hilde Domin-Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch

Dhuratat e erës-Hilde Domin   Ajri – arkipelag ujdhesash kundërmuese. Shtëllunga lulesh blini e sanës diellore t’ambla t’afërta qëndrojnë e më presin sikur të më mbështillnin shami, prej kohësh nga strehë e butë endë nga e ama.   Unë jam posi në andërr e memzi s’u zë besë dhuratave të erës. Më kapin re butësie… Keep Reading

Të huajt-Rose Ausländer/Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch

Të huajt-Rose Ausländer   Anija jonë pa flamur nuk i përket asnjë vendi e s’mbërrin gjëkundi   Qytetarë ujërash ne lundrojmë drejt ditës drejt natës   dhenë e vegojmë në lëpeth fata-morganën tonë dhé valësh   Ngahera shohim ëndrra një anije lëviz në drejtim të kundërt   e zgjohemi fillikat vetëm me erë   Përktheu:… Keep Reading

MESDITË ISHULLI – Hilde Domin/Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch                                 

MESDITË ISHULLI-Hilde Domin                                     Na jemi të huej ishull me ishull. Por në mesditë kur deti na ngrihet deri në shtrat dhe e kaluemja na kullon nëpër thembnat si rava e ujit mbas kallumës dhe bari i vdekun bregdeti shndrrohet në lisa s’na mban mâ rrjeta e kujtimeve dhe na shkasim jashtë e rrugët e… Keep Reading

VOZITJE E PABESË – Hilde Domin/Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch

VOZITJE E PABESË – Hilde Domin                                  Ama andrra âsht barkë për bregun e kotë. Hyp mbrenda anës urës vezulluese të së djeshmes. Je i ftuem me u vozitë mbi re të trandafilta nën re të trandafilta tamam posi re.   Ja, nji fllad dhe ti je aq i lehtë e barka âsht pa timon… Keep Reading

ME HIJEN TIME-HILDE DOMIN/ Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch                

ME HIJEN TIME-HILDE DOMIN                     Po eci me hijen time, përcjellë vetëm nga hija, vetëm me tê nëpër lugina pa bar.   Unë gjithnji ma e zbehtë ajo gjithnji mâ e gjatë. Më çon ajo unë udhëhiqem.   Mështeknat e zhveshuna buzë rrugës gishtna të bardhemë e të lëmuem cakun e dinë mâ mirë se… Keep Reading

Go to Top