Category archive

Përkthim - page 44

Letërsi/Përkthim/Tharm

Lista e gjatë-Alain Bosquet 

Lista e gjatë-Alain Bosquet    Sa e gjatë është lista juaj! Shelli që është kthyer në hi, Kits, miku më i mirë i qenies dhe mosqenies, Pushkini, i vrarë se mbrojti dashurinë, Lermontovi, me jetën e tij në mëshirën e fatit, Tristan Korbier që përçmonte veten, Lotremoni që refuzonte gjithë të tjerët, Pegi, i kositur… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Të kesh fat/ELISABETH LANGGÄSSER

ELISABETH LANGGÄSSER Këtë monolog që mbaron në mënyrë të çuditshme e dëgjova në stolin e lulishtes të një spitali psikiatrik provincial, që ishte njëkohësisht edhe azil pleqsh. Po prisja në atë kohë një të njohur, të cilin pak para mbarimit të luftës së fundit[1] e kishim nxjerrë me tronditje nervore nga bodrumi i shtëpisë së… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Tatëpjeta-Alain Bosquet

Tatëpjeta-Alain Bosquet   Sahati i sallonit i ka humbur akrepat e tij dhe tri dritaret janë murosur tashmë. Apartamenti ka ende erën e poezive që digjen, veç në mesnatë ai pret të vijnë ca lypës t’u shpërndajë disa globe të botës, kuti «tabako»-je dhe smokinge të ngrëna nga mola. Ka veç një merak: duhej të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ME ERËN-Janis Ricos

ME ERËN-Janis Ricos   Era zuri të fryjë, të rendë në udhë, në livadh. Para erës vraponin qetë, bujqit, djali i mamisë. I fundit, duke çaluar, vinte Zoti. Nga dritarja, një grua, mbas xhamave, e vështroi në sy. Pastaj i uli sytë, i ktheu shpinën, iu afrua tryezës dhe nisi të presë bukën.   Përktheu:… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TORTURA-Wislava Szymborska

TORTURA-Wislava Szymborska   Asgjë s’ka ndryshuar. Trupi vuan, duhet të hajë, të marrë frymë dhe të flejë. Nën lëkurën e hollë ka një rezervuar gjaku, pastaj dhëmbë dhe thonj me shumicë, eshtra të thyeshme, deje që shtriqen. Të gjitha këto i merr parasysh tortura. Asgjë s’ka ndryshuar. Trupi dridhet siç është dridhur para dhe pas… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Padrejtësi-Alain Bosquet

Padrejtësi-Alain Bosquet   Thashë: «Ç’fatkeqësi!» dhe u lejova pemëve të shkulen nga toka për të ikur galop ndër lëndina, për të takuar detin, në Jug, në Veri. Thashë: “Nuk është e drejtë!” dhe u dhashë leje lumenjve të zhgënjyer që si karavella të vjetra të rikthehen në burimet e tyre. Thashë: “Është plagosëse”, kaltërsia, me… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

EDUARDO GALEANO PËR FRIKËN

EDUARDO GALEANO  FRIKA Një mëngjes, indianët na dhuruan një lepur. E çuam në shtëpi, të mbyllur në një kafaz. Aty nga dreka, ia hapa derën e kafazit. Në mbrëmje u ktheva dhe e gjeta siç e kisha lënë: brenda në kafaz, me trupin ngjitur te shufrat e hekurta, lepuri dridhej nga frika e lirisë. FRIKA… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Njeri në formë libri-Alain Bosquet

Njeri në formë libri-Alain Bosquet   Një qenie njerëzore duhet lexuar siç shfletojmë një libër të vjetër. Diku do të ndjekim një frazë me shumë kuptime: ndonjë mushkëri, ndonjë gju… diku nuk do kuptojmë një kapitull të shkurtër, një ball apo vështrim zhbirues. Do qeshim para një pasazhi të guximshëm: sqetull e lagur apo një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PSALM-Wislawa Szymborska

PSALM-Wislawa Szymborska-Nobel 1996   O sa të depërtueshëm janë kufijtë njerëzorë! Sa re kalojnë të pandëshkuara, sa rërë shkretëtire rrjedh nga një vend në tjetrin, sa guralecë mali futen në gjirin e armikut me kërcime harbute! A është nevoja t’i marrësh një nga një zogjtë që fluturojnë a çlodhen mbi gardhin e ulët? Le të… Keep Reading

1 42 43 44 45 46 70
Go to Top