Bëhu kujtesë!-Arben Velo

in Letërsi/Tharm by

Bëhu kujtesë!-Arben Velo

Bie erë shirash,
si parfum të vdekurish për të gjallë.
Më pengo të lutem,
në çmallje të kthej ditët dhe netët në mall.
Se malli im
bëhet merimangë e së enjtes,
me grepin e merakut
rrjetë thur mëndafshin e agut.
Si velë peshkuese e lëshon në ajër.
Guxo  të mos vish!
Ka për të të kapur!
Merre me mend,
nga mungesa jote
disa njerëz vrapojnë rrugëve
të braktisin të tjerët.
Disa mbeten në të njëjtin vend
shokë e miq humbin në jetë,
shokë dimri zënë në facebook.
Shegë e egër është sot kjo botë,
shartuar mbi shpirtra të butë.
Kemi ende kohë të harrojmë gëzimet.
T’i varrosim qeshjet si imitime.
Ç’kuptim ka t’i qash?
Bëhu kujtesë!
Gjej  kohë,
të  plakemi bashkë!

___________

Imazhi: Friedrich Kunath 

 

 

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Verbëri-Sueton Zhugri

Verbëri-Sueton Zhugri Sot i dhashë dorën një fëmije të verbër: Anna, lexova,
Go to Top