Lorelai-Henrich Heine
S‘e di pse ndihem kështu,
pse kam në zemër trishtim,
përrallë e një kohe të shkuar
rëndon e lëndon shpirtin tim!
I ftohti ajër dhe muzgu,
lehtësisht përqafohen mbi Rin,
buzëmbrëmja i rri si kurorë,
majës së malit që shndrin!
Më e bukura virgjëreshë
aty qëndron mrekullisht,
e kreh ajo flokët e artë,
I derdhet mbi trup një këmishë!
I arti krehër ndër flokë,
e bukura këngë mbi buzë,
një melodi, si tundim
përhapet nëpër muzg!
Lundron drejt saj një anije,
i çan ajo dallgët plot vrull,
magjia e bën të mos shohë
shkëmbinjtë e fshehur nën ujë!
E dallgët sakaq e përpinë,
të mjerin lundërtar,
Lorelai me këngën, magjinë
U bënë për gjëmën shkaktarë!
Përktheu: Juliana Vogli
MAJ-Guillaume Apollinaire
MAJ-Guillaume Apollinaire Maji maji i bukur me barkë përmbi lumëCa zonja po