Libri nuk përmban studime shkencore për Martin Camajn. Studimet dhe punimet shkencore për nji shkrimtar zakonisht janë shkrime të thata teorike e të shkrueme nga nji shkencëtar për shkencëtarë të tjerë, jo për publikun lexues.
Me shkrimet e mia të thjeshta synoj me ia afrue lexuesit poezinë dhe figurën e Martin Camajt.
Tekstet e këtij libri janë shkrue në rrjedhën e 25 vjetëve që shkuen. I kam shkrue me dashuni për poetin tim të preferuem e ma të dashtun të letërsisë shqipe.
Titulli i librit asht titull i nji shkrimi nga viti 2003. Sot, Martin Camaj nuk asht ma i panjohun. Asht botue, asht studiue nga disa studiues por ama ende nuk asht i zbuluem nga lexuesi.
Vargjet e Martinit “janë për t’i lexue në heshtje” (siç shprehi autori i tyne) e kërkojnë nji lexim të përqëndruem. Uroj që ky libër ka me ta lehtësue qasjen te poezia e Martinit që unë e shoh në majën e poezisë shqipe bashkë me poezinë pokështu të dashtun të Frederik Rreshpjes, Azem Shkrelit, Lasgush Poradecit.
Hans-Joachim Lanksch