Nji zog lëngon-Martin Camaj
Libri i besimit të shpendëve thotë:
çdo zog shtrin krahët e vdes mbi bar,
ndëshkim pse preku kufijtë e ndaluem
mes qiellit dhe dheut.
Nji zog lëngon për vdekje mbi bar:
gjethet ndër lisa janë zogj e shokë
të pambërritshëm
e losin me dritë e diellL
larg dy gur mullinjsh që bien
si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
pa za.
 
            
                            
                    NJË STUDIM PËR VEPRËN LETRARE TË MARTIN CAMAJT/Ajete Zogaj
Ajete Zogaj “Ka libra që lexohen, ka libra që të vënë në mendime, ka libra që
 
                                                             
														 
     
            
                            
             
            
                            
             
            
                            
             
            
                            
             
            
                            
            