Poezi nga Shpëtim Selmani

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Shpëtim Selmani

jepuauni nënat politikanëve,
motrat dhe kokrrat e kripës në kuzhinën tuaj.
jepuauni të gjitha.
rrobat e trupit, ëndrrat që ju kanë mbetur dhe
atë akt të vogël rezistence nëse e keni.
jepuauni,
lëkurën, bindjet dhe lumturinë,
të gjithë po dorëzohen,
artistët revolucionarë i dhanë instrumentet e tyre,
analistët i dhanë fjalët e fundit të tyre,
protestuesit i bënë copë-copë pankartat
dhe më pas i shkelën duke kënduar këngët e pushtetit,
barinjtë dhanë fyejt e moçëm,
jepuauni, të gjitha,
ditëlindjet dhe dasmat,
mëngjeset dhe filmat e vizatuar,
nuk ka më asnjë arsye për të shpresuar,
nuk ka më asnjë shans,
jepuauni,
sytë, gjymtyrët dhe lëkurën,
gjellën e ngrohtë në furrë,
qirinjtë dhe peshqirët,
jepuauni,
çdo gjë,
shtretërit,
fotografitë, librat dhe lulet,
jepuauni edhe atë që nuk e keni,
edhe atë që nuk e kishit kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top