Magjepsje-Czeslaw Milosz

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Magjepsje-Czeslaw Milosz

Arsyeja njerëzore është e bukur dhe e pamposhtur.
As hekurat, as telat me gjemba, as librat e shkrumbuar,
As dënimet me internim nuk mund të ngadhënjejnë mbi të.
Ajo i skalit idetë universale te gjuha,
Dhe e udhëheq dorën tonë të shkruajë Të Vërtetën dhe Të Drejtën
Me shkronja të mëdha,
e gënjeshtrën dhe shtypjen – me të vogla.
Ajo e ngre atë që duhet të jetë, përmbi atë që veç është,
Ajo është armike e dëshpërimit dhe mikeshë e shpresës.
Ajo nuk bën dallime midis grekut dhe hebreut, skllavit dhe zotërisë,
Duke na besuar administrimin e botës.
Ajo i shpëton frazat e kulluara dhe të kthjellëta
Nga kakofonia e ndyrë e fjalëve të shtrembëruara.
Ajo kumton se gjithçka është e re nën diell, Dhe hap grushtin e mpiksur të së shkuarës.
Të bukura dhe kaq të reja janë Filo-zofia
dhe Poezia, aleatja e saj në shërbim të së mirës.
Veç dje Natyra kremtoi lindjen e tyre,
Lajmin në male e solli një njëbrirësh dhe një jehonë.
Miqësia e tyre do të jetë e lavdishme, koha e tyre s’njeh kufi.
Armiqtë e tyre e kanë shpënë veten drejt shkatërrimit.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun
Go to Top