Dhe hijet në jug kushtojnë këtë verë më shumë-Arben Velo
Gusht, o gunë!
Hijet në jug,
këtë verë kushtojnë më shumë.
Ku ta gjej një kafe të lirë,
në lirinë që mban erë det.
Gjinkallat ofrojnë mjuzikëll falas,
me një frape valësh
për një poet.
Kalldrëmi i Vunoit,
gjuhë e fortë labe,
me theks si thep,
u gërvisht këmbët turistëve
si shqipe e sertë.
(Unë, zhapa me jod perëndimesh ilire,
për çdo të papritur
mbaj në xhep:
“Buonosera”!
” Kalispera”!
“Good evening”!)
Ua kthejnë labërishte:
“Mirëmbrëma”!
nën kapelet e blerta, ullinjtë.
Pse s’ndihem i lumtur?
Në mersinat e syve
befas më bujtin dy çajme.
Vijnë nga qiejt,
nuk kuptohen në tokë.
U kanë ngecur zjarret,
si nyjë në grykë,
tymi i shkrehur
si dhimbje nëpër kokë.
Me puplat e bardha
marrë me qera,
në butikët e ankthit të detit,
pyesin:
“Kushton lirë të flemë një natë,
në bujtinën e syve të një poeti”?
“Një hënë e plotë.
Dhe merrni falas tre gllënjka vese Vunoi,
distiluar në lot!”
Bën mall në frontin e vjeshtës-Arben Velo
Bën mall në frontin e vjeshtës-Arben Velo Bën mall në frontin e vjeshtës.Në zgjua të gjoksitgumëzhin