Negativ-Wislawa Szymborska
Negativ
Në një qiell gri
një re edhe më gri
e qarkuar me të zezë nga dielli.Në të majtë, që do të thotë në të djathtë,
një degë e bardhë qershie me lule të zeza.Hije të lehta në fytyrën tënde të errët.
Sapo duhet të kesh zënë vend në tavolinë
dhe ke vënë duart mbi të, ke filluar të lutesh.Dukesh si një fantazmë
e cila po përpiqet të kujtojë të gjallët.(Dhe meqë unë ende numërohem mes tyre,
duhet t’i paraqitem asaj dhe ta prek:
natën e mirë, që do të thotë mirëmëngjes, lamtumirë, që do të thotë përshëndetje.Dhe të mos ndrydh me mëri pyetje për asnjë nga përgjigjet e saj
në lidhje me jetën,
për atë stuhi përpara qetësisë).
Përktheu: Arlinda Guma
Si ta përballosh autoritarizmin
Një vizitë në shtëpinë e një poeteje në Kraków më sjell ndërmend mësimet e disidentëve të