Anagram malli-Sueton Zhugri
Sikur të thoshin që:
Për shumë vjet
s’do ta shohësh më pranverën…
Sikur të të deklaronin:
Retë do të çdashurohen me qiellin e
do të bien përtokë të pambukta…
Sikur të të betoheshin se:
Zogjtë do të shkulnin sqepat dhe
do të shigjetonin me to yjet…
Sikur ëndrrat e tua të kishin krahë e të çiftëzoheshin me pëllumbat…
sikur unë të mbyllja sytë
e të të puthja ballin atje ku je duke fjetur…
Vallë do të dije të më thoje:
Sigurisht,
sikur…gur të ish…3.1.2023

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të