VJESHTË-Hilde Domin

in Letërsi/Në kujtim të Hans-Joachim Lanksch/Përkthim/Tharm by

VJESHTË – Hilde Domin 

Derëbaba e zogjve po zhgjethnohet.

Vjeshta na tremb.

Disa nesh

ua pikturojnë fytyrën të vdekunve

kur largohen ata.

Sepse ia kemi frikën dimnit.

Nji plakë që qëndronte para nesh

na ruente nga era,

na ishte gjeth qershori

e nanë

vdekja e së cilës

na zhvesh lakuriq.

– Përktheu nga originali: Hans-Joachim Lanksch

© Copy right-i i përkthimit:Hans-Joachim Lanksch

   Hilde Domin

Në Heidelberg të Gjermanisë, më 22 shkurt 2006, ndërroi jetë poetja Hilde Domin, pseudonim i Dr. Hilde Palm. Poetja u lind më 27.7.1909 në Koeln (Këln) si Hilde Loewenstein (Lëvenshtajn). Studion për drejtësi, filozofi dhe sociologji. Më 1932, për shkak të prejardhjes hebréje dhe rritjes së vazhdueme të nazizmit në Gjermani, mërgon në Itali. Më 1936, në Firencë doktoron me nji tezë mbi teorinë e shtetit të Rilindjes “Pontanus si paraardhësi i Macchiavellit” dhe martohet me Erwin Walter Palm, historian arti. Më 1939 ik për në Angli, nji vit mâ vonë në Republikën Dominikane. Afro 12 vjet jeton atje në San Domingo. Më 1951 i vdes nana, Hilde Palm fillon me shkrue poezi. Në shenjë mirënjohjeje për azilin politik që i ishte akordue në San Domingo, i vesh vetes pseudonimin “Domin”. Jeton në Haiti dhe SHBA, më 1954 kthehet në Gjermani meqë burri i saj merr nji profesurë në Heidelberg. Hilde Domin shkruen poezi, nji roman autobiografik, prozë, eseistikë. Më 1957 fillon me botue. Me poezinë e saj të destilueme ajo ishte ndër poetet mâ të shqueme të mbasluftës në Gjermani. Shpeshherë e tematizonte fatin e ekzilit ku ajo strehohej në fjalën e gjuhës amtare, strehim ky që e quen “banimi në fjalë”.

Për veprën e saj âsht nderue me nji numër të madh çmimesh letrare. Mbas poeteve Else Lasker-Schüler (1869 – 1945), Nelly Sachs (1891 – 1970) dhe Rose Ausländer (1901 – 1988), me Hilde Domin vdiq e mbrapmja poete e madhe gjermane me origjinë hebraike.

Poezitë që jepen këtu, janë përkthye nga vëllimi i parë poetik i Hilde Domin, “Nur eine Rose als Stuetze” (“Veç nji drandofil për mbështetje”), botue më 1959.

____

Piktura: Gustav Klimt – “Golden Tears”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top