VEJUSHA E USHTARIT-Petraq Risto
E njoh atë grua të pjekur, me hije trinjake mbi tokë
E me një fije bari çelur në cepin e djathtë të buzëve.
Kafshon pakëz barin e gjelbër dhe njëra nga hijet kërcen: fëmijëria.
Ajo qesh natyrshëm si një shi vere dhe bari në buzë sikur rritet.
Ti je e bukur, i them, dhe e blerta pas shiut të shkon.
Ajo nuk flet. Sytë i turbullohen në ngjyrën e mëllenjave të vrara,
sërish kafshon majën e barit, duket sikur përtypet
dhe hija e dytë lëshon një klithmë.
Gjithnjë ajo: lozonjare, e freskët me shpurën e lastareve pas,
nëse të prek mos klith, nëse klith do të vras, i thashë.
Shiu binte i dendur pikëllues si hapëza mbi varrin e shkelur.
Bari u rrit dhe në këndet e buzëve u var një litar fjalësh.
Erdhi vejusha, tha baristi, vejusha me fije bari
nga varri i ushtarit të vrarë…

Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto
Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto Kur të jesh vetëm me një grua prej letre