Të Drejtët-Jorge Luis Borges
Një njeri që punon kopshtin e tij, siç donte Voltaire.
Ai që është mirënjohës që në tokë ka muzikë.
Ai qe zbulon me kënaqësi një etimologji.
Dy punonjës në një kafene në Jug që luajnë shah në heshtje.
Qeramisti që mendon gjatë një ngjyrë dhe një formë.
Tipografi që ndërton bukur këtë faqe, që ndoshta nuk e kënaq.
Një grua dhe një burrë që lexojnë tercetet e fundit të një kënge.
Ai që përkëdhel një kafshë që fle.
Ai që justifikon apo do të justifikojë një të keqe që i kanë bërë.
Ai që është mirënjohës që në tokë ka një Stevenson.
Ai që parapëlqen që të tjerët të kenë të drejtë.
Këta njerëz, që askush s´i njeh, po shpëtojnë boten.
Përktheu: Florian Vlashi
Foto nga “Spitali i Kukullave”, Napoli. Spitali që shëron kujtimet…

SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.