PO SIKUR E GJITHA KJO-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

PO SIKUR E GJITHA KJO-Wislawa Szymborska

 

Po sikur e gjitha kjo
të ndodhë në laborator?
Ditën nën një llambë të vetme
dhe nën një miliardë llamba natën?

Mos ndoshta jemi thjesht një brezni-test?
Të derdhur nga një epruvetë në tjetrën
të tundur nëpër distilatorë
të vëzhguar me diçka më shumë se syri,
gjithsekush më vete
të kapur me pinceta?

Ose ndryshe:
Pa asnjë ndërhyrje?
Mos ndoshta evolucioni
ndjek udhën e tij sipas planit?
Dhe gjilpëra e grafikut ravijëzon ngadalë
zigzaget e parashikuara qysh më parë?

Mos ndoshta deri këtu asgjë e jashtëzakonshme?
Monitorët kontrollues i ndezin rrallë?
A ndoshta vetëm gjatë një lufte jo të vogël,
gjatë fluturimesh të largët jashtë ngastrës tokësore,
a gjatë shtegtimesh mes pikave A dhe B?

A ndoshta e kundërta:
mos duan më shumë skeçet e shkurtër?
Një vogëlushe, në një ekran të madh,
qep kopsën në mëngën e vet.
Detektorët zgjohen,
personeli merr vrapin.
Ah! Ç’është kjo krijesë e vogël,
me atë zemër të vogël që rreh në brendësi?
Ç’seriozitet i admirueshëm
në artin e shkuarjes së perit në gjilpërë!
Dikush thërret i ngazëllyer:
Lajmëroni shpejt Shefin,
të vijë ta shikojë vetë!

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top