Ngjyrat e ujit-Marsela Neni
Të ujtë jemi.
Prej uji na gatoi shtjella
Dy nga tri pjesë të kaltra të vetes.Të ujit jemi.
Në këtë botë të lëngët, në mijëra ngjyresa
e kemi jetën, të bardhë e të kuqe gjak.Të oqeantë jemi.
Ishullorë të t’njëjtit arkipelag
brigjet e errëta ia ngërthejmë si ujq njëri-tjetrit.Të ujshëm jemi.
Marrim formën që na japim
zërin e vrarë që në djep e ildisim pajë.Prej shiut jemi.
Prej shiu të vyshkur lotësh
të thamet baltra të shpirtit mëngjesit t’i lajmë.Të Jonit jemi.
Një kokërrz kripe prej tij na ra për hise
me qenë mbjellë në një tokë të ashpër burrash.Vesojmë në Mes të dheut
Rremat përplasim në të katra anët, e bregun
që na shpie te vetja, prej frikës e shmangim.Të ujtë jemi.
Në të vështirin udhëtim në thellësi të unit
uja në fund të shpirtit do t’i valëvisë ngjyrat.Ujem*, mos ki frikë! Koha do të na përhirojë.
_______
* Uji jem ( uji im)

GJURI I JANARIT-Arben Velo
GJURI I JANARIT-Arben Velo Gjuri i nënës sime,është janar,theu kockat,në oborrin ku rreh dielli.Nga flokët e