Në tango me një yll-Sueton Zhugri
Të mendosh që me gjithë cicërimat e tyre
paraardhësit e zogjve
janë dinosaurët.
Të pohosh që gjuha e një violine
rrjedh nga e pëllitura e lopës
E pabesueshme, por e gjitha,
mëse e vërtetë.
Pa njërën nuk do të kishte lindur tjetra.
Një planet,
më pas një hënë,
një valë radioje,
një lule, vullkan, ujvarë,
një urim
një shpirt që fishkëllen mes gjetheshkapur me erën përdore…
nuk ka gjumë të përjetshëm
në një qiell të djegur nga dëshira,
thjesht shihi qeniet
si vezullim yjesh
në vallë-zim.20.11.2022

Panumërisht nga Mesi i Dheut-Sueton Zhugri
Panumërisht nga Mesi i Dheut-Sueton Zhugri Është një diell i përsosurnë rrumbullaksinë e tij.Dhe një