Jam grua-Blerta Derhemi
Jam dashuria stolisur mbi kuaj të bardhë,
sythat e shpresës përkund
në djepin e ëndrrës ,
Jam luftëtare e heshtur,
dhimbjes i jap zë,
me foshnjën e njomë mëkuar në gji,
Botës i jap dritë me syrin e pagjumë,
Jam frymëmarrje e dehur netëve pa hënë,
zinxhirët e heshtjes kërkëllijnë
me dhimbjen e shekujt mbi shpinë,
Jam frymëmarrje e ngashëryer,
penelat vjeshtakë m’i përskuqin mendimet,
Jam frymë e gjallë, zvarritur ndër dimra,
me zjarrin e jetës mbrujtur në gjak,
Jam fundi dhe fillimi,
Jam ikja dhe ardhja,
Jam rebelimi dhe durimi,
Jam mallkimi dhe bekimi,
Jam lufta dhe paqja,
Jam vdekja dhe jeta,
E, ç’gjëkënd tjetër të dua të jem!
Jam asgjëja dhe gjithçkaja!
Jam grua…

Pse shkruaj?/Blerta Derhemi
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.
Nje poezi e rralle dhe aq e bukur, nje himn per Gruan, si vajze, shoqe, bashkeshorte, nene, moter, gjyshe…! Mbi te gjitha si ” smart power”
Me pershkrime dhe kontraste befasuese, nje pikture e gjalle e plot ngjyra!
Merr dhe me shume vlera njerezore dhe artistike kur mendon se ate e ka qendisur nje Bashkeshorte dhe Nene e perkushtuar me dy femije te bekuar, diplomate me goxha pervoje qe premton shume kur mendon moshen e re te kesaj poeteshe te vertete!
I urojme BLERTES dhe familjes se saj te nderuar cdo te mire dhe sa me shume frymezim ne penen e saj te holle dhe fisnike!
Poezi e thelle ne mendime, e pasur ne figura mjeshterore. Urime Z-nja Drehami!