Gati për qitje-Sueton Zhugri
Fjalët janë monedha.
Shit dhe bli, bli e shit.
Bien tingëlluese plot jehonë
Brenda vrimës së truve
Si brenda një këmbane në dukje lutjeje
Me format e një vazoje kursimi
Të ruajtura, të mpira, pothuaj të vdekura
Mishi i butë fshik mishin e butë të germave
E gjitha nën një mirazh metalik pse
Ato papritmas mund të marrin
Shëmbëlltyrën e plumbave
Rreshtuar karikatorit të fytit
Gati për qitje

Këmbëkryq në pemën e jetës-Sueton Zhugri
Këmbëkryq në pemën e jetës-Sueton Zhugri Duke vaditur lule parajse në kopshtin e ëndrrave Anashkaloj metrakatrorë