FUNDSHEKULL- Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Duhet të ishte më i mirë se të mëparshmit ky shekulli ynë XX.
Nuk do të ketë më kohë ta provojë këtë,
vitet i ka të numëruara,
hapin të lëkundshëm
dhe frymën të shkurtër.
Tashmë kanë ndodhur shumë gjëra
që s’do duhej të kishin ndodhur,
dhe çka duhet të ndodhte
nuk ndodhi.
Ndër të tjera, do të duhej të shtegtonim
drejt pranverës dhe lumturisë.
Frika duhej të ish zhdukur nga malet dhe luginat,
e vërteta, më shpejt se gënjeshtra,
duhej të kish gjuajtur në shenjë.
Disa fatkeqësi nuk duhej
të ndodhnin,
si për shembull lufta
dhe uria, e kështu me radhë.
Duhej respektuar
ndjeshmëria e njerëzve të ndjeshëm,
besimi, e kështu me radhë.
Kush deshi të ngazëllehej për botën
gjendet para një sfide
të pamundur.
Marrëzia s’është shaka.
Urtësia nuk është gazmore.
Shpresa
nuk është më ajo vajzë
e kështu me radhë, fatkeqësisht.
Zoti duhej më në fund të besonte te njeriu
i mirë e i fortë,
por i miri dhe i forti
bëjnë gjithmonë dy vetë.
Si të jetosh – më pyeste në një letër
dikush të cilit po i bëja
të njëjtën pyetje.
Përsëri dhe si gjithmonë,
siç e shohim më sipër,
nuk ka pyetje më urgjente
se pyetjet naive.
Përktheu: Alket Çani

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende