Fletëpalosje-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Fletëpalosje-Wislawa Szymborska

 

Jam një antidepresiv.

Veproj në shtëpi,

punoj në zyrë,

përballoj provimet,

paraqitem në seancë gjyqësore,

ngjis me kujdes gotat e thyera-

thjesht duhet të më pish,

shkrihem nën gjuhë,

duhet vetëm të më kaptosh me një gllënjkëz ujë.

Di si trajtohet palumturia,

si durohet një lajm i keq,

si zvogëlohet padrejtësia,

si përndritet mungesa e Zotit,

si zgjidhet një kapele e bukur zie.

Çfarë po pret – besoji mëshirës kimike.

Je një burrë (grua) ende e re, duhet të sistemohesh disi.

Kush tha që jeta duhet të jetohet me guxim?

Më jep humnerën tënde – do të ta mbush me gjumë.

Do më jesh aq mirënjohës sa të më përulesh në gjunjë.

Ma shit shpirtin tënd.

Një blerës tjetër më nuk do të të qëllojë.

Një djall tjetër më nuk ka.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top