Empatia-Herman Çuka
Shet lule Avduli,
me baba nga Maroku
e nënë nga Siria,me një buzëqeshje
si hënë e ngrënë Damasku,
më tepër lutese,
mbi fytyrë t’errët si netët
e Marrakesh-it,
kruspull pyetjet,
si bisha të uritura presin
t’i kafshojnë shpirtin,
sikur të jetë gjithnjë në bankën
e akuzës:
“Nga vjen, kush je, çfarë ke bërë, në ç’luftë ke marrë pjesë,
sa ke vrarë, sa ke dhunuar
je ekstremist,
je terrorrist?…”Shet lule Avduli,
buzëqesh me sytë plot si
mirazhet e oazeve në Zagora,
i lutet Zotit
dhe për mua që i blej
e vij prej Ballkanit;
i akuzuari pa fakte…
…
Më pat thënë se armët
s’i pat prekur kurrë,
vetëm një shkop si të profetit,
numëruar yjet, të gjente rrugën e kthimit
çadrës së beduinit,
ku e priste Fatima e bukur nga Sinai…Asnjëherë s’kemi pyetur
njëri-tjetrin për arratinë
prej atdheut…
Sot këmbyem nja dy fjalë
në heshtje:
“Sikur u tha, që do të ketë paqe
andej nga Det’ i Vdekur!
Të lutemi, të lutemi…”, shtoi Avduli
duke më falur një blu jasemini…
Për poezinë “Metrazh i lajthitur” të poetes Herman Çuka
Defekt-teknik i kërkoi poetes Desantila Qerimaj Rranxa të zgjidhte një prej shkrimeve të publikuara në këtë