Ditën kur robotët do fillojnë të qajnë-Petraq Risto

in Letërsi/Tharm by

Ditën kur robotët do fillojnë të qajnë-Petraq Risto

 

Ditën kur robotët do fillojnë të qajnë, ne do ndihemi të mundur
dhe një Krisht, klonuar nga drita, do na ftojë të pimë në pijetore,
të dehemi me mundjen tonë,
mbi tryezat tërë lyrë, të ngrëna nga bërrylat dhe sherret e baballarëve.
Në mëngjes qielli s’është lule vjollcë, do na thonë robotët
dhe ajri do vërtitet rreth nesh, me gjithfarëlloj pyetjesh të gatshme:
Po ç’është atëherë zhgënjimi nga shpejtësia e dritës?
Ç’është një Shekspir naiv, që kërkon të mbytet
në një lumë, krijuar nga çmenduria e Ofelisë?
Pse ëndrrat janë lënë të shkrumbohen nën Diell
e ne, pse joshemi me kokallat e tyre?…
Ditën kur robotët do fillojnë të qajnë ne do ndihemi të mundur
dhe një Krisht, klonuar nga njolla e gjakut, do na ftojë të pimë në pijetore…

28 Janar, 2007

(Botuar në vëllimin “Hallelulja”, 2007)

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top