Çfarë nuk dija më parë-Ada Limón
ishte sesi kuajt lindin thjesht të tjerë kuaj. Jo një fëmijë me çdo kusht, jo një krijesë të hapësirave të padukshme, por një kafshë të tërë me katër këmbë, e vendosur të ecë duke u kacavjerrë pas së ëmës. Një kalë i jep jetë një kali tjetër dhe pastaj papritmas
ja ku janë dy kuaj sa hap e mbyll sytë. Kështu të kam dashur.
ti, që sapo ke zbritur prej trenit të gjatë nga Red Bank-u,
me një kafe të madhe në dorë
dhe një çantë me dy kompjuterët që lëkunden të lodhur.
Mbaj mend që kur e takuam njëri-tjetrin ia shkrepëm të qeshurit.
Çfarë ishte mes nesh nuk ish një gjë e brishtë që duhej ta përkëdhelje nëpër gugitje.
Ajo doli e formuar plotësisht, e gatshme për të vrapuar.Përktheu: Arlinda Guma

Mos u shqetëso/Gjithçka do të shkojë mirë – Adrian Henri
Mos u shqetëso. Gjithçka do të shkojë mirë-Adrian Henri Mos u shqetësoNëse i dashuri yt nuk