Category archive

Letërsi - page 129

Letërsi/Përkthim/Tharm

KËNGË NGA BRENDA-JULIA DE BURGOS

KËNGË NGA BRENDA-JULIA DE BURGOS Nuk më kujtohesh! Më ndje! Midis dashurisë tënde dhe shpirtit tim ka vetëm një cicërimë. Lundrojnë të dy sytë e mi në të njëjtën kaltërsi pa fund ku ti vallëzon. Ylberi yt i ëndrrave tek unë është përherë livadh i hapur midis maleve. Një herë humbën ngashërimet e mia dhe… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Kur vdesin hënëzat-Frederik Rreshpja

Kur vdesin hënëzat-Frederik Rreshpja   Xhindi i vogël i përrallës Hedh yje në pellgun e hijeve. Te dritarja e gjetheve pashë Hënën e shuar nga shiu   Kur vdesin hënëzat, kur vdesin yjet Jam si dikur fëmijë i dhembshur. Qëllon që qaj i vetmuar Mbi dritën e duarve të hënës   Qëllon që qaj edhe… Keep Reading

Rose Ausländer, një zemër mendimtare që këndon-Hans-Joachim Lanksch

Hans-Joachim Lanksch  1. Jeta Rose Ausländer (Roze Auslender) u lind si Rosalie Beatrice Ruth Scherzer më 11 maj 1901 në Czernowitz (Çernovic) resp. Cernăuţi (Çernëuc), kryeqytet i Bukovinës (= dheu i ahëve) në Republikën e sotme të Moldovës (Moldavisë) që i përkiste herë Austrisë, herë Rumanisë, herë Rusisë. Ishte një trevë ku “jetonin njerëz dhe libra”,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TË DUA-JULIA DE BURGOS

TË DUA-JULIA DE BURGOS Të dua… dhe ma lëviz kohën e jetës sime pa orë. Të dua në përrenjtë e zbehtë që natën rrugëtojnë, dhe s’pushojnë kurrë së derdhuri yje në det. Të dua në atë mëngjes të shkëputur nga fluturimi i shekujve që e arratisi anijen e tij të bardhë deri në ujërat e… Keep Reading

VJESHTË-Hilde Domin

VJESHTË – Hilde Domin  Derëbaba e zogjve po zhgjethnohet. Vjeshta na tremb. Disa nesh ua pikturojnë fytyrën të vdekunve kur largohen ata. Sepse ia kemi frikën dimnit. Nji plakë që qëndronte para nesh na ruente nga era, na ishte gjeth qershori e nanë vdekja e së cilës na zhvesh lakuriq. – Përktheu nga originali: Hans-Joachim Lanksch… Keep Reading

Letërsi

Nëntë fillime-Margaret Atwood

Duhet të kesh një lloj  kurajoje  të jesh shkrimtare, një kurajo gati fizike, atë lloj kurajoje që të duhet  për të  kaluar matanë lumit. Kali të hedh në lumë dhe ti duhet të ngjitesh sërish mbi kalë. Notin e mësova duke më hedhur në lumë.   Margaret Atwood 1.Pse shkruan? E kam  filluar këtë  shkrim nëntë… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Shtrigat e Kastratit-Luan Rama

Luan Rama Në “Kafenenë e Madhe” të Shkodrës, në atë ndërtesë të ulët të stilit venecian ku mblidheshin paria e qytetit, njerëzit gumëzhinin. Kishte rënë shi dhe çuditërisht dielli filloi të nxehte fort. Retë ishin shpërndarë dhe qyteti, me kështjellën e lashtë tutje mbi Bunë dhe majën e Taraboshit përballë, shkëlqente në një dritë të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Vajza-Katherine Mansfield

Katherine Mansfield  Veshur me fustanin e saj blu, me mollëzat e skuqura lehtë, sytë blu të thellë dhe kaçurrelat e arta të kapura lart si për herë të pare ngritur, për të mos e penguar për fluturim, vajza e zonjës Radik dukej sikur sapo kishte zbritur nga kjo parajsë rrëzëllitëse. Shikimi i druajtur, paksa i… Keep Reading

1 127 128 129 130 131 149
Go to Top