ARTI DHE GRATË JANË FAJTORË TË MËDHENJ…/Rudina Çupi
Një komentues futbolli ligjëron si poet.
E bënë dhe artin të përdorshëm!!!
Fundja, të rriturit këtë dinë të bëjnë me
gjërat e çmuara: i zaptojnë.
Le që, pse t’i gjykojmë
ndoshta është më i vlefshëm një Nobel
të këndohet nën dush… Ja, nis e këndo!
Por kujt t’ia vë fajin për venitjen e shpresës
përveçse atyre që kanë fuqinë të krijojnë?
Nga “Maria me Jezusin në krah”
te “Zonja me kone”
ka fare pak fëmijë në art
dhe, rrjedhimisht, edhe në oborre,
(të bësh fëmijë është kaq klasike!)
jo se s’janë interesantë,
por kur gratë panë sesi ia përdorën
bijtë për luftëra e bijat si fajtore
filluan ta ekonomisin krijimin
për t’u mësuar të gjithëve
se jeta jepet për të qenë e hareshme
Njerëzit krijuan çifte jo-bir-bërëse
dhe bota është lehtuar, përnjëmend…
Por arti dhe gratë janë fajtorë të mëdhenj…
2.
Familja është bark.
Ato dhe kishat zbrazen përditë
mbesin si mitra të pabanuara grash,
mitra shpejt do të harrohet si fjalë
“epruvetë” është shumë më moderne
dhe faji nuk mund t’i vihet i gjithi shkencës
që në Barkën e Noes do të hipin veç kafshë,
apo industrisë, që fabrikoi biberonë si gjinj,
ninulla në disk a përralla me zë,
që shpiku nën-nënat me pagesë…
Nga të dobëtit, kanë mbetur vetëm fëmijët.
Fundi i lumtur dhe gratë janë fajtorë të mëdhenj…
Njeriu i letrave trajtohet si “jetim”, ndërsa shtëpitë botuese janë të vetmet “jetimore”që majmen nga “jetimët”/Rudina Çupi
Po e patë duke folur me vete, ka shumë gjasa se është duke mallkuar veten që