E vogla ime-Sueton Zhugri
E vërtetë,
një ditë do të të humbisja.
Do të ishte
një këputje ajri,
një thyerje nate
një agim i heshtur.Një ditë do të më humbisje
me puthje pranë lumit të Lanës
rrëmujës së maceve të zeza
një ditë do të të humbisja
ashtu në jerm si ti dhe toka
prej vërteti shpirti do të më shqyhej
si një gazetë e vjetër
që ndez një zjarr të ri
që s’është më imiE vogla ime, zogthi im,
po merr malli
krahët e çmendur të braktisjes
si patat e egra marrin arratinë
drejt tokash të blerta t’mjegulluara.Midis nesh qëndron e mundura
dhe e pamundura,
si një rrugë e shtruar kalldrëm
me dhëmbë të shkoqur
nga goja e shpresës për tek yjet.Të humba zog
dhe goja m’u mbyll
siç mbyllen sytë e atij që hedhim
papritur në greminë, të larë, të larë
me klor.E vogla ime, lamtumirë…
shpirti im i patrazuar i mrekullive.
LUFTA LIND ME FISHKËLLIMA-Sueton Zhugri
LUFTA LIND ME FISHKËLLIMA-Sueton Zhugri Nganjëherë nga fishkëllimat lindin luftëraAleksandri u gjend i lumtur në Egjipt