Escape-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Escape-Edvin Thomollari

 

Pa gdhirë mirë
mblodhëm arra dhe yje…
Të bëjmë gliko arrash dhe yjesh,
të gostitim vajzat me krahë të hollë
që do na vijnë në drekë
dhe do na sjellin pikat e vesës
në një kungull vere,
që do t’i presim në odën e diellit,
me dritaret hapur…
që të hyjë ajri që ka kaluar nëpër gjethe,
nëpër flokë dhe nëpër gishta…
Do jetojmë shumë gjatë në drekë…
Do jetojmë aq sa mushti të jetë i ëmbël dhe pa hile.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top