Poezi nga Frederik Rreshpja
Rënkon pylli nga shtrëngata
Si tavani i drurtë i fëminisë.
Korridoreve të gjelbra lëkundet
Shamia magjike e gjyshes.
Nën tavanin e gjelbërt të drurëve
Jam si dikur fëmija i dhembshur
Qëllon që qaj i vetmuar
Për llambadhën e shuar të hënës.
Qëllon që qaj dhe për zogjtë
E trokas në dritaret e çerdheve.
Pastaj zë u shpjegoj zogjve
Që jam njeri pa fole.
1992
Portreti: Aleksandër Vreko

E FSHEHTA E LIRIKËS SË FREDERIK RRESHPJES/Nuri Plaku
Nuri Plaku Në lirikën e tij, Rreshpja krijon një frymëmarrje të gjerë poetike aq sa të