Vendbanim-Margaret Atwood
Martesa nuk është
shtëpi e as tendë
ajo është më e hershme se kaq, dhe më e ftohtë:
skaji i pyllit, skaji i shkretëtirës
shkallët e palyera nga pas,
ku rrimë mbledhur kruspull jashtë,
duke ngrënë kokoshka
skaji i akullnajës që tretet
ku me dhimbje e me kureshti
pse mbijetuam qoftë edhe
deri këtu
po mësojmë si të ndezim zjarr.
Përktheu: Arlinda Guma
Poezia e natës–Margaret Atwood
Poezia e natës–Margaret Atwood Nuk ka pse të kesh frikë nga asgjë, është thjesht era