Bën mall në frontin e vjeshtës-Arben Velo
Bën mall në frontin e vjeshtës.
Në zgjua të gjoksit
gumëzhin një bletë.
Më lexon gjithë suret
e kuranit të vet.
Nuk e di sa e shet
kjo natë errësirën.
As si e mban
një ëndërr rrepesh me thonj,
qyteti që unë dua.
Por di që “mirëmëngjesi” yt,
vjeshtrat e shkuara,
paguante kafetë e dritës për mua.
Bën mall.
Me avuj u veshën xhamat e zemrës.
Dhe zogjtë
ngrohin padurimin e flatrave të tyre,
duke hukatur etje dashurie.
Mua,
aromë të çuditshme më mban loti,
sa herë zbathet nga këpuca e syve.
Histori me rrugicë, shtëpi e mjaullima macesh si stalagtite dimrash-Arben Velo
Histori me rrugicë, shtëpi e mjaullima macesh si stalagtite dimrash-Arben Velo Në lagjen time.është një rrugicë e